Merr flakë bujtina në Theth, zjarri shkrumbon të gjithë godinën

1 minut lexim

Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një prej bujtinave në Theth.

Flakët janë përhapur nga njëra prej dhomave e më pas në të gjithë godinën, duke e shkrumbuar tërësisht.

Forcat zjarrfikëse janë nisur nga Shkodra për t’i ardhur në ndihmë, por largësia prej qytetit është të paktën dy orë.

Për momentin ka vetëm dëme materiale, ndërsa në të gjithë Thethin asnjë prej banoreve nuk ka tapi për bujtinat dhe shtëpitë, të cilat i trashëgojnë prej vitesh, prandaj nuk janë të siguruara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KFOR-i ristacionohet në Veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse shfaqet nevoja

Story i radhës

Deputetët e Kiliti do t’i nënshtrohen testit të drogës

Të fundit nga