Merkoçi: Berisha-Meta-Basha po kërcënohen nga SPAK

Drejtuesi i lëvizjes “Mjaft”, Aldo Merkoçi, në studion e Quo Vadis, deklaroi se drejtuesit e opozitës ndihen të kërcënuar nga drejtësia dhe përballja me të.

Ai shton se Meta, Berisha dhe Basha po përdorin pushtetit për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

“Me statusin e ri të drejtësisë si Luli si Berisha kanë vetëm një hall, mos vijnë dhe mos na kapin këta, se nuk kanë pasur në asnjë moment këta të dy, përveç Gazit, që po mbajnë peng opozitën dhe ai tjetri, Ilir Meta, janë duke mbajtur peng opozitën.

Sepse thonë, është e qartë e kuptojnë të gjithë, kur Ramës po i rëshqasin ministrat një nga një, kush është në radhë”, tha ai duke theksuar se ky është një problem për të gjithë jo vetëm për opozitën. “Kemi zgjedhur, votën ca ia dhanë qeverisë, ca ia dhënë opozitës, që të shkojë në Kuvend, të ketë ca instrumente, që të dalë nëpër media, të krijojë një Komision Parlamentar, të zgjedhë institucione”, shton ai duke nënvizuar se roli i opozitës është të kritkojë qeverinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetova nikoqire e Konferencës për barazinë gjinore dhe fuqizimin e pozitës së grave

Story i radhës

Haxhiu: Sigurimi i librave urgjencë, pozita bojkoton seancën

Të fundit nga