merkel perflitet se do te ndermjetesoje negociatat rusi ukraine 6a04d12649cd7

Merkel përflitet se do të ndërmjetësojë negociatat Rusi-Ukrainë

May 13, 2026
1 minut lexim

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po përmendet në qarqet politike si një nga kandidatet e mundshme për të përfaqësuar Evropën në ndërmjetësimin e negociatave të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.



Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Merkel shihet si figurë me përvojë dhe besueshmëri, pasi njeh personalisht si presidentin Vladimir Putin ashtu edhe Volodymyr Zelenskyy.

Një faktor tjetër që po merret në konsideratë është fakti se ajo ka qenë jashtë zyrës për një kohë mjaft të gjatë.

Evropianët dhe gjermanët argumentojnë se Merkel ka besueshmëri në Evropë, ndryshe nga Schröder, dhe flet rrjedhshëm rusisht.

Megjithatë, zyra e saj nuk ka konfirmuar ndonjë kërkesë zyrtare për këtë rol dhe nuk ka dhënë qëndrim nëse do ta pranonte një detyrë të tillë.

Këto zëra vijnë pasi kreu i Kremlinit propozoi më 9 maj, ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder si kandidatin më të mirë të BE-së për të marrë pjesë në negociatat e mundshme për t’i dhënë fund luftës. Por kjo ide u refuzua në Gjermani. Një zyrtar gjerman theksoi se kandidatura e Schröder si ndërmjetës midis BE-së dhe vendit agresor nuk po merret në konsideratë.

Ndërsa të hënën, më 11 maj, raportet e medias thanë se Berlini po  diskuton  kandidaturën e Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier si një negociator i mundshëm midis Evropës dhe Rusisë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perzierje ne sistemi e drejtesise mickoski biseda ne telefon me saveskin keshilli i prokuroreve po e monitorojme situaten 6a04bf2d8c41e
Lajmi i mëparshëm

Përzierje në sistemi e drejtësisë? Mickoski biseda në telefon me Saveskin, Këshilli i Prokurorëve: Po e monitorojmë situatën

BILALL KASAMI 1
Lajmi i radhës

Kasami: Ta kishte kritikuar Edi Rama 10% Ali Ahmetin sa na kritikon neve, nuk kishte degraduar çështja shqiptare këto 20 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë