Meriton duartrokitjet e të gjithëve në Superiore, Egnatia është i vetmi ekip që bën dy fitore radhazi

December 17, 2023
1 minut lexim

Në fillim kur u vendos për ndryshimin e skemës, të gjithë menduan se Egnatia do të ishte një nga ato ekipet që do të përfitonte për të qenë në garë deri në fund për titullin kampion. Por në javën e 17 të kampionatit, duket se ekipi i Tetovës do të jetë “më i dëmtuari”.

Në këtë moment dhe me këtë ecuri që kanë rivalët e tjerë, askush nuk mund ta mbërrijë Egnatian. Kjo skuadër gëzon një formë fantastike duke treguar se është një ekip i pjekur dhe gati për tu kurorëzuar me titullin.

Për momentin, kjo skuadër është e vetmja që bën dy fitore radhazi në Superiore dhe që nuk e njeh krizën. Gjithashtu ka edhe një fakt interesant se në 10 ndeshjet e fundit, Egnatia ka pasur gjithmonë të njëjtën ecuri, dy fitoret radhazi i ndjek një barazim, më pas vijnë dy fitore të tjera radhazi dhe sërish një barazim.

Herën e fundit Egnatia barazoi me Teutën, arriti të fitojë dje me Dinamon dhe nëse i përmbahet kësaj skeme të saj, do të fitojë edhe kundër Tiranës në javën e ardhshme. E ta mendosh shkëputjen që ka kjo skuadër nga ekipet e tjera në renditje, duke përjashtuar Partizanin, tregon shumë sesa keq kanë bërë ndjekësit për titullin kampion. /Sport Ekspres/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Korçë/ I shpallur në kërkim, 22-vjeçari kapet në Rinas

Story i radhës

Arsenali, i interesuar për mesfushorin e Fulhamit

Të fundit nga

ShkoLartë