Meriton Ademi flet për problemet shëndetësore që ndikuan në shtyrjen e lansimit të albumit

December 11, 2022
1 minut lexim

Në emisionin e përjavshëm “Barber Shok”, i ftuari i radhës ishte reperi i njohur, Meriton Ademi.

Artisti në një intervistë të sinqertë me Fis Junikun ka folur për planet dhe projekte e ardhshme muzikore.

Meritoni ndër tjera foli edhe për problemet shëndetësore, të cilat ndikuan edhe në shtyerjen e lansimit të albumit më të ri të reperit.

Ndonëse kishte planifikuar që albumi me rreth 20 këngë të publikohej në janar të këtij viti, një paralizë në fytyrë bëri që projekti të pauzohej për një kohë.

“Albumi do të duhej të publikohej në janar të këtij viti, kam patur një problem shëndetësor, një lloj paralize për dhjetë muaj, dhe për këtë arsye nuk munda ta përfundoj albumin, e llogarita një datë me vete që më 1 janar do ta lansoja, i kisha këngët e përfunduara, por pikërisht me 1 janar isha i sëmur dhe po merrja terapi”, tha reperi.

“Kur kam qenë më i ri kam patur një aksident me makinë dhe e kam lënduar nervin facial, dhe sërish më ndodhi problemi i njëjtë, ndikon në fytyrë nuk funksionon njëra pjesë e saj, frika më e madhe ka qenë se nëse ndodh shpesh ekziston mundësia që të mos kthehesh në gjendjen e mëparshme, por e kam menaxhuar mirë, është e rëndësishme të mos ndalet trajtimi i saj”, u shpreh tutje Ademi.

Ndërkohë, reperi tha se tashmë albumi është drejt finalizimit dhe përfshin disa bashkëpunime me artistët vendor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I trembet trajnerit të ri

Story i radhës

Çavuşoğlu: Türkiye dhe Algjeria përpiqen fort për t’i avancuar marrëdhëniet në çdo fushë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë