Ish-banori i ‘Big Brother’ Meridian Ramçaj është bërë shpesh protagonist i mediave me deklaratat e forta dhe pas një periudhe qetësia ai është rikthyer sërish te ironizimet në rrjetet sociale.
Meridiani ka publikuar një status në Instastory ku shënjestron dikë që sipas tij e ka përdorur për interes. Në statusin e tij Meridiani shkruan: “Aman se më bëjnë për të qeshur disa njerëz që kur kanë ndonjë hall bëhen ferrë të dashur, të marrin në telefon një mijë herë në ditë dhe kur mbarojnë punë zhduken. Ajo shprehja: “Kalova lumin, të dhj*fsha kalin. Po jeta është e gjatë o qyqarë!”
Nuk dihet se kujt i drejtohet ai me këtë status por sytë janë nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’. Ai krijoi miqësi të mirë me disa prej tyre dhe ndoshta ndonjëri e ka zhgënjyer.
Postimi i Meridian Ramçajt
Pjesëmarrja e Meridianit në “Big Brother VIP” duket se ka shkaktuar edhe më shumë bujë se pjesëmarrja e tij në “Big Brother Albania 7” ku arriti deri në finale. E ndonëse formati tashmë ka mbaruar diskutimet dhe dinamikat e tij vijojnë ende.