Mërgimtari nga Dobërdolli problem me pronën e vet! Kthehet nga mërgimi pronën e gjen të shndërruar në deponi!

December 19, 2024
1 minut lexim

Mërgimtari nga fshati Dobridoll ra në hall me pronën e tij. Ai deklaron se pasi që është kthyer nga mërgimi e ka gjetur pronën e tij të mbushur me mbeturina inerte.

Ne kontaktuam Komunën e Vrapçishtit nga atje deklarojnë se inspektorët kanë dalur në terren dhe kanë konstatuar se në vendin e lartëpërmendur është krijuar deponi inerte dhe thonë se do të ketë përgjegjësi ndërsa prona e mërgimtarit do të kthehet në gjendjen e mëparshme

“Në bazë të ankesës suaj me Nr. 29-94/2, datë 18.12.2024, në lidhje me hedhjen e mbeturinave në pronë private, JU INFORMOJMË se nga Inspektorati Komunal i Komunës së Vrapçishtit është kryer inspektimi dhe është konstatuar një deponi e egër e mbeturinave nga prishjet e shtëpive dhe objekteve të tjera. Si provë, kemi fotografi nga vendndodhja. Në ditët në vijim do të merren masa ndaj personave juridikë dhe fizikë, si dhe do të bëhet pastrimi i terrenit për ta rikthyer atë në gjendjen fillestare” thonë nga Komuna e Vrapçishtit

Televizioni Klan kontaktoj edhe me dy kompanitë që mendohet se kanë hudhur mbeturinat ata na premtuan se nga nesër do të dalin në terren për të bartur mbeturinat e hudhura në parcelën e mërgimtarit. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas një mosmarrëveshje rreth pajisjeve më të cilat po stërviteshin, dy gra rrihen në një palestër fitnesi në Brazil

Story i radhës

118 raste të reja me grip

Të fundit nga

ShkoLartë