Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG

April 21, 2024
1 minut lexim

Për ata që preferojnë të vozisin modele nga Mercedes-Benz, një coupe me dy dyer i prezantuar së fundmi me sa duket po i jep të gjitha indikacionet se ia vlen pritja e tij.

Mercedes-AMG GT63 S E Performance vjen me 805 kuaj fuqi dhe një motor V8 4.0 litërsh turbocharged.

Marka gjermane thotë se AMG GT63 S E Performance arrin 96 km/h në vetëm 2.7 sekonda duke e bërë atë modelin e prodhimit AMG më të shpejtin ndonjëherë.

Ky model vjen me një transmision automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Bëhet e ditur se çmimi për Mercedes-AMG GT63 S E Performance me dy dyer do të shpallet në fund të vitit 2024. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Incident në Kavadar mes maqedonasve dhe shqiptarëve 

Story i radhës

Der Standard tregon arsyet dhe frikën e Vuҫiqit që nuk lejoi serbët të votojnë sot, këto janë kërcënimet që ua bëri atyre

Të fundit nga

ShkoLartë