Mercedes-Benz ofroi një pamje sesi e ardhmja plotësisht elektrike do të ngjajë. Prodhuesi Gjerman i makinave prezantoi konceptin e Vision AMG, një makinë elektrike sportive e cila do të debutojë nën brendin e performancës së lartë AMG.
Dizajni i shasisë të ulët me katër dyer, me ngjyrë gri dhe vija jeshile të ngjan me një makinë të Formulës 1. Ajo që bie në sy është se dritaret anësore dhe xhami i pasmë i Vision AMG ka ngjyrë të argjendtë njëlloj si shasia.
Makina do të jetë e para sportive e AMG duke ju bashku modeleve aktuale si EQE dhe EQS. Kompania nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me performancën e as çmimin. Makina pritet të dalë në rrugë në 2025.
Në Dhjetor të vitit të kaluar Mercedes-Benz rriti investimet në makina elektrike në 63.6 miliardë dollarë të cilat do të shpenzohen mes viteve 2022 dhe 2026.
Një bashkëpunim me kompaninë Sila Nanotechnologies do ti sigurojë Mercedes-Benz 20 deri në 40% më shumë kapacitet me bateritë e makinave elektrike krahasuar me kapacitetet e baterive lithium-ion që përdoren sot nga shumica e prodhuesve. /PCWorld Albanian