MEPSO: Lëshohet në përdorim 110 kV largpërçues “TS Shtip-TS Ovçe Pole”

March 17, 2022
min lexim

Me kyçje simbolike të ndërprerësit, drejtori gjeneral i ShA MEPSO z.Orhan Murtezani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, lëshuan në përdorim largërçuesin e ri i cili lidh trafostacionet Shtip dhe Ovçe Pole. Pas një viti të mbushur me sfida të të gjitha sferave, në trasenë ekzistuese të 110 kV largpërçues të ndërtuar 62 vjet më parë, u ndërtua një impiant i ri i linjës elektrike, 55 shtylla betoni të armuara u zëvendësuan me shufra çeliku dhe pajisjet e vjetra u zëvendësuan plotësisht me përçues të rinj , litar mbrojtës dhe izolatorë.

“Po vazhdojmë punën tonë të përkushtuar për realizimin e projekteve dhe investimeve të premtuara në infrastrukturën energjetike, sepse një rrjet i ri dhe i modernizuar transmetimi nënkupton rritje të kapacitetit dhe besueshmërisë së rrjetit në rajonin lindor të vendit, do të thotë investim në një standard më të mirë jetësor dhe investim të zhvillimit ekonomik, deklaroi drejtori gjeneral i ShA MEPSO z.Orhan Murtezani.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, duke theksuar rëndësinë e projekteve të tilla në krijimin e një mjedisi të favorshëm infrastrukturor për investitorët, tha:

Investimet në rrjetin e transmetimit të këtij lloji nënkuptojnë zbatimin e synimeve strategjike për tranzicionin e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Pikërisht në këtë largpërçues do të kyqet CEE “Bogoslovec” me kapacitet të instaluar prej 36 MW. Ky është një shembull tjetër se si në kushtet e krizës energjetike, shëndetësore dhe globale, duke përmirësuar infrastrukturën elektrotransmetuese përmirësojmë kushtet për të biznes të shendosh në vend.

Investimi për ndërtimin e këtij projekti kapital infrastrukturor kap vlerën prej 1,41 milionë euro, në të cilin ShA MEPSO ka investuar mjetet vetanake dhe është mbështetur me hua nga BERZH-i. Kontraktor për ndërtimin e largpërçuesit ishte një konsorcium i kompanive Kodar Energomontazha dhe Elektroistok Izgradnja nga R. Serbisë, kurse mbikëqyrjen e ka krye kompania vendase “Stolb” nga Manastiri.

Ky largpërçues është pjesë e projektit për revitalizimin e rrjetit të transmetimit të ShA MEPSO që përfshin rikonstrukcionin/ndërtimin e gjithsej gjashtë largpërçuesve 110 kV, dy prej të cilave janë kompletuar dhe vënë në funksionim, ndërsa të tjerat janë në faza të caktuara të zbatimit. Me këtë cikël investimi do të ndërtohen mbi 130 km largpërçues dhe do të investohen mbi 15.7 milionë euro, një pjesë e linjës kreditore të BERZH-it dhe një pjesë e mjeteve të ShA MEPSO.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëshohet në përdorim 110 kV largpërçues “TS Shtip-TS Ovçe Pole”

Story i radhës

Krisja me Arjolën, flet Monika

Të fundit nga

ShkoLartë