Mënyra më e shpejtë për ta eliminuar celulitin

December 17, 2022
1 minut lexim

Tashmë që jemi në prag të pranverës, të gjithë kemi filluar të veshim gjëra më të lehta dhe të ekspozohemi më shumë.

Por ky ekspozim mbart me vete edhe një anë të keqe, atë të shfaqjes së celulitit që shumë prej jush e kishin fshehur bukur gjatë dimrit.

Celuliti i njohur ndryshe edhe si lëkura e portokallit është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.Ai shfaqet që në pubertet, por stimulohet edhe nga shkaqe të tjera.

Shtatzënia, çrregullimet hormonale, luhatjet në peshë dhe keqfunksionimet e sistemit limfatik janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e celulitit.

Ju propozon një recetë natyrale që ndihmon në tonifikimin e lëkurës dhe eleminimin e celulilit. Ndoshta do të habiteni, por farat e lirit pavarësisht madhësisë së tyre të vogël mund të luftojnë një problem kaq të madh si celuliti.

Ato përmbajnë vitamina, minerale, acide yndyrore esenciale dhe fibra që lehtësojnë procesin e tretjes dhe stimulojnë heqjen e gropëzave dhjamore në lëkurë që pengojnë sistemin limfatik. Acidet yndyore Omega-3 që gjenden tek farat e lirit kanë veti antiinflamatore që tret mbajtjen e ujit në qelizat e trupit.

Përbërësit : 5 lugë gjelle fara liri, 1 litër ujë dhe 2 limona.

Vendosni ujin të ziejë dhe pasi të ketë marrë valën e parë shtoni farat e lirit. Ulni zjarrin dhe lërini të ziejnë edhe për pesë minuta të tjerë. Në fund hiqni tenxheren ose çajnikun prej zjarri dhe shtoni lëngun e dy limonave të shtrydhur. Kur pija të jetë ftohur hidheni në një kanë dhe lëreni të hapur për 24 orë. Të nesërmend ajo do të jetë shndërruar në një masë xhelatinoze që ka në brendinë e saj gjithë vlerat ushqyese të lirit dhe pini nga një gotë gjysmë ore para çdo vakti. Ky trajtim duhet ndjekur për 10 ditë me radhë, më pas ndërpriteni dhe rifillojeni pas një jave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa duket tejet atraktive në veshje lëkure të zezë, ndërsa shijon mbrëmjet jashtë në Londër

Story i radhës

“Z” famëkeqe ruse jo vetëm në Ukrainë, kërcënon edhe Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë