Mënyra jo fyese e të sjellurit është karakteristikë e njeriut të edukuar

February 18, 2022
1 minut lexim

Mënyra jo fyese e të sjellurit është e lidhur direkt me inteligjencën emocionale, sa cilësore është zhvilluar ajo.

Zhvillimi i inteligjencës emocionale e ka zanafillën në fëmijëri dhe është e varur dhe e ndikuar nga dhuna si ajo fizike dhe ajo emocionale. Dhuna pengon zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe për pasojë nuk zhvillohen sjelljet jofyese.

Dhuna e vendos njeriun dhe në veçanti fëmijën, në një gjendje të rëndë frike, çbërje e vetes dhe braktisje. Vendosja e kë tyre emocioneve pengon zhvillimin e proceseve dhe strukturave që e realizojnë zhvillimin e inteligjencës emocionale, kaq e rëndësishme për individin dhe shëndetin e tij mendor. Inteligjenca emocionale është ajo aftësi e njeriut me të cilën menaxhon emocionet e veta që të mund të veprojë apo zgjedhë veprimet dhe fjalët, pra të mendojë përpara se të reagojë.

Kur fëmija rritet në një mjedis të butë ku të rriturit janë të vëmendshëm për sjelljet e tyre dhe janë të vërtetë me fëmijën, pra nuk i gënjejnë apo e konsiderojnë të paaftë për të kuptuar, nuk e prekin pa kujdes apo shtyjnë, nuk e krahasojnë, dallojnë arritjet te fëmija dhe jo mosarritjet, krijohen kushte për zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe të sjelljeve jo fyese.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greqi: 11 të zhdukur pasi trageti u kaplua nga zjarri

Story i radhës

Xavi kërkon të ndryshohen rregullat e futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë