Larja me sapun nuk është “shpikje raketash”, por besojeni ose jo, ekziston një mënyrë e saktë dhe e gabuar për ta bërë: Sipas dermatologëve, nëse sapuni juaj nuk është i lagur siç duhet, mund të mos jetë ideal për t’u përdorur.
Sapunët përmbajnë surfaktantë që shpërbëjnë vajin dhe papastërtitë në lëkurën tuaj në pika të vogla lahen lehtësisht.
“Qëllimi është që shkuma e sapunit të tërheqë dhe të bllokojë papastërtitë plotësisht nga lëkura në mënyrë që të mund të shpëlahet lehtësisht me ujë”, thotë Ivy Lee, dermatologe.
Në vend që thjesht të fërkoni sapunin nëpër krahë dhe këmbë përpara se ta shpëlani me ujë, ju duhet të siguroheni që të jetë krijuar një shkumë e konsiderueshme.
Dr. Lee rekomandon të lagni lëkurën dhe duart paraprakisht dhe ta fërkoni saponin mes duarve për 10 deri në 15 sekonda, për të krijuar shkumë.
Kur të keni mbaruar me larjen, sigurohuni që të shpëlani të gjithë sapunin nga lëkura, sepse çdo mbetje mund t’ju lërë me atë ndjesinë super të thatë të lëkurës, që më mirë ta shmangni.