“Mënyra e re e të bërit luftëra është edhe shkëputja nga interneti”

March 1, 2022
1 minut lexim

Lokman Musliu – Ekspert i IT-së, ka thënë në “Programin 200” në Alsat se mënyra e re e të bërit luftëra është edhe kjo shkëputja nga interneti.

Ai ka treguar edhe se sulmet kibernetike mund të numërohen si luftëra të ditëve të sotme, derisa ka shpjeguar një rast nga një grup i quajtur Anonymus.

“Personalisht mendoj se shkëputja nga interneti automatikisht të shkëputë nga çdo informacion në kohë reale që tash po ndodhë. Kam parë shumë iniciativa nga grupe anonime që në një mënyrë duan të bëjnë probleme teknologjike ndaj Rusisë. Ato probleme mund të jenë të vogla po nganjëherë edhe shumë të mëdha. Kohën e fundit kishte një raport që një grup që quhet Anonymus, së fundmi i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Rusisë, se nëse nuk do të ketë protesta, do të ketë transfer të të gjitha të hollave të tyre në ushtrinë e Ukrainës”, tha ai./ Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkesë-lutje: Bashkimit Evropian për integrimin e vendlindjes sime shtetit tonë, Kosovës në BE si dhe anëtarësimin në NATO

Story i radhës

Zheji: Zgjedhjet e 6 marsit test brenda familjes së djathtë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë