Menopauza, aktorja amerikane do të punësojë një “mentor” për të kaluar këtë fazë

April 26, 2022
1 minut lexim

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow (49) do të punësojë një “mentor” i cili do ta udhëheqë dhe ndihmojë gjatë menopauzës.

Së fundmi ajo u ka thënë ndjekësve të saj në Instagram se ka një “situatë konflikti rreth disa gjërave hormonale”.

“Po mundohem ta sjell trupin në formën më të mirë të mundshme”, tha ajo.

Gwyneth është nënë e dy fëmijëve dhe më parë ka folur për luftën e saj me ndryshimet hormonale, ndërkohë që po kalon paramenopauzën, e cila zakonisht fillon nga mosha 45 deri në 55 vjeç.

Aktorja tha se ka ndjekur këshillën e mjekut të saj, por edhe të një eksperti mjekësor që e ka ndihmuar “me disa suplemente dietike, të cilat përfshijnë bimë, adaptogjenë dhe fitonutrientë”, transmeton Daily Mail.

“Dieta dhe stërvitja janë shumë të rëndësishme. Përpiqem të eci disa herë në javë, të djersitem, të ushtrohem, të shkoj në sauna dhe këto janë vetëm mënyrat e mia për t’u përballur me këtë fazë”, tha ajo.

Shtatorin e kaluar, Gwyneth foli për mënyrën se si e përballon premenopauzën në të dyzetat e fundit, duke thënë se për shkak të ndryshimeve hormonale, ajo po lufton me një ortek emocionesh dhe rrahje të zemrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, prangosen dy persona

Story i radhës

Balotelli zbulon klubin ku dëshiron të luajë: Nëse më telefonojnë, jam gati

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë