Temperatura nën zero sot në mëngjes janë vërejtur në tërë vendin. Më ftohtë është në Berovë -11, Shkup-Petrovec dhe Mavrovë -9, Manastir -8, Kriva Pallankë, Tetovë, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë -7, Shkup, Ohër, Dibër dhe Kodër e Diellit -5, në Kavadar, Veles, Kumanovë, Gjevgjeli -4 dhe në Dojran -2 gradë Celsius.
DPHM kumtoi se më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, 10 centimetra, në Kodër të Diellit katër, ndërsa në Krushevë tre centimetra.
Moti sot është i kthjellët, mëngjesi me diell dhe i ftohtë. Fryn erë e dobët, kryesisht nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë.
Burimi: tv21