Lojtarët e Real Madridit u rikthyen në stërvitje të enjten, pasi arritën kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vazhdime kundër Chelseat të martën.
Lojtarët e Carlo Ancelottit dukeshin të rraskapitur pas duelit, me Ferland Mendy dhe Marcelo që madje morën lëndime që do t’i lënë jashtë për ndeshjen kundër Sevillas të dielën.
Francezi do të mungojë për disa javë, ndërsa Marcelo pritet të mungojë për një javë.
Ndërkohë, lajmi i mirë për trajnerin italian është se Karim Benzema dhe Nacho Fernandez janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve dhe duhet të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan.
Pavarësisht stërvitjes brenda ambienteve, as Thibaut Courtois dhe as Dani Carvajal nuk përballen me probleme dëmtimi, ndërsa Dani Ceballos është në pritje të rezultateve të testit COVID-19 pas paraqitjes së simptomave. Ndërkohë, Jesus Vallejo do të rikthehet në stërvitje kur të kthejë rezultate negative.