Lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi ka organizuar sot iftar.
Nga fotografitë e publikuara nga kjo darkë, shihet se numri i të pranishmëve ka arritur në qindra.
“Partia Demokratike Shqiptare organizoi iftar me aktivistët për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari i Partisë z. Menduh Thaçi i pershëndeti të ftuarit të cilëve ju uroi një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, njoftojnë nga PDSh-ja.