menduh thaci bdi eshte partia me e fuqishme shqiptare ash ja e tronditur 62150ee68b783

Menduh Thaçi: BDI është partia më e fuqishme shqiptare, ASH-ja, e tronditur!

February 22, 2022
1 minut lexim
ali mendu 1 1 696x385 1

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e fuqishme tek shqiptarët për momentin. Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili në Klan Debat mbrëmë tha se në zgjedhjet e fundit, partia e Ali Ahmetit ka arritur një fitore që sipas Thaçit është spektakolare, raporton indeks.mk

Thaçi tha se është i pa diskutueshëm fakti se BDI-ja është për momentin partia më e fuqishme tek kampi shqiptar.

“Ata arritën që të kenë një fitore spektakolare ndaj kundërshtarëve politik. Në vitin 2018 PDSH-ja ka pasur më shumë vota se opozita sot. Në këto zgjedhje, BDI-ja e vetme morri 120miijë kurse ASH-AAA dhe VMRO-ja morën tek shqiptarët 40 mijë vota. Kjo është një tronditje e madhe dhe unë e mirëpres këtë situatë. E mirëpres ardhjen e Alternativës në Qeveri, kjo kontribuon që njëher e përgjithmonë të eliminojmë nga skena politike opozitën e rrejshme shqiptare”, tha mes tjerash Thaçi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

expo dubai 2020 bytiqi rmv vend i volitshem per investime 62150dbbbcea5
Story i mëparshëm

“Expo Dubai 2020”, Bytiqi: RMV, vend i volitshëm për investime

komuniteti hebre kerkon nga autoritetet e maqedonise te ndermarrin masa kunder gjuhes se urrejtjes ndaj lev tahor 621511f003f10
Story i radhës

Komuniteti hebre kërkon nga autoritetet e Maqedonisë të ndërmarrin masa kundër gjuhës së urrejtjes ndaj Lev Tahor

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë