mendimi per motin vransira e lokalisht reshje te dobeta shiu diten e merkure 67ec2cdc4e576

Mendimi për motin: Vransira e lokalisht reshje të dobëta shiu ditën e mërkurë

April 1, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 1.04.2025

Kryesisht me vransira po mbetet qielli mbi vend ditën e mërkurë, me të reshura të dobëta shiu që shfaqën kohëpaskohe lokalisht. Viseve më malore reshjet patjetër që do jenë dëbore. Frynë ende erë e ftohtë veriore, mesatare 5-10m/s. Temperaturat minimale 6C e 9C, ndërsa maksimalet në kushte ku mund të ketë intervale me diell, shkojnë deri në 12C e 15C.

Të enjten do të ketë më shpesh intervale me diell, me më pak gjasa për të reshura. Nga dita e premtë mot i ndryshueshëm, do të ketë dhe intervale me diell, por edhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 13C e 15C, e minimalet zbresin deri në 5C e 7C. Të dielen ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 3C e 1C, e të reshurat e shiut shndërrohen në reshje dëbore, me mundësi të formojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta. Frynë erëra veriore e verilindore të lehta dhe mesatare 3-8m/s.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kryediplomati rus takimi i dyte i normalizimit rusi shba do te zhvillohet ne stamboll 67ec2c2b1ceb5
Story i mëparshëm

Kryediplomati rus: Takimi i dytë i normalizimit Rusi-SHBA do të zhvillohet në Stamboll

thyhen rregullat denime dhe penalizime ndaj fermereve cfare po ndodh ne ferma vip 67ec2e0a1fbcb
Story i radhës

Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë