Menaxheri i Fury zyrtarizon marrëveshjen me Usyk

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë arritur marrëveshjen për të dueluar mes tyre në sfidën e radhës. Ai që konfirmoi gjithçka është promotori i njohur Bob Arum, njëkohësisht menaxheri i Fury. Dy boksierët mbajnë titujt kampionë bote në peshën e rëndë dhe sfida e tyre e radhës do të sjellë unifikimin e tyre në një boksier të vetëm.

Bob Arum sqaroi se si Fury ashtu dhe Usyk nuk do të zhvillojnë asnjë sfidë tjetër para përballjes mes tyre. “Si Fury ashtu dhe Usyk kanë vendosur të duelojnë mes tyre, ndërkohë që mbetet për t’u finalizuar data dhe vendi i sfidës. Janë dy boksierë e persona të rritur, që kuptojnë”, tha Arum.

“Usyk është një mik shumë i mirë i imi, është shumë inteligjent, ndërsa Tyson është një “superman” si atlet dhe si intelekt. Pra, të dy e duan sfidën dhe nuk do të hasim shumë telashe për të finalizuar gjithçka. Unë kam shumë besim dhe siç e konfirmova, sfida e radhës do të jetë mes tyre pa ndonjë duel tjetër në mes”, shtoi më tej Bob Arum.

“Tani pyetja është se ku dhe kur? Unë shtoj se kjo sfidë do të realizohet në 4 muajt e parë të vitit të ardhshëm. Jemi duke analizuar ofertat nga Lindja e Mesme, por mund të duelojmë edhe në Wembley, me 95 mijë tifozë të pranishëm. Boksierët kanë një karrierë të shkurtër, ndaj paratë janë të rëndësishme”,tha Arum.

“Pra do të shohim gjithçka edhe pse të duelosh para 95 mijë tifozëve më pëlqen më shumë. Do të ishte çmenduri, thjesht e mrekullueshme. Ne do të sistemojmë gjithçka shpejt”, tha Bob Arum.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Catherine Zeta-Jones: ‘Dashuroj dikë tjetër dhe burri im nuk e ka problem’

Story i radhës

Berisha me padagogët: Sistemi arsimor në Shqipëri u godit nga qeveria, ka buxhetin më të ulët në rajon

Të fundit nga