Tom de Mul është menaxheri i Sharl de Ketelares dhe me anë të një interviste për holandezët e “Sjotcast Podcast” ka mbrojtur të asistuarin e tij.
“De Ketelare duhet pritur, vështirësitë që ai po përjeton janë normale.
Një vit i parë në një klub të madh parashikon ulje-ngritjet e tij. Pritshmëritë e mëdha që janë krijuar luajnë një rol të madh. Duhet të themi se Milani ishte një lëvizje e shkëlqyer pavarësisht se transferimi mori pak kohë për t’u finalizuar. Kështu që ka shumë vëmendje nga mediat! Sharli po kalon një moment të vështirë, por ai po punon për të pasur sukses. Jam i sigurt se do t’ia dalë”, ka deklaruar ish-mbrojtësi që ka qenë shok me Ibrahimoviçin tek Ajaksi.
Përveç mbrojtjes së fantazistit, De Mul ka bërë edhe një analizë të situatës duke deklaruar se: “I takon atij të luftojë për të dalë në pah. Sharli ka folur për këtë edhe me klubin. Në kuptimin që ata e dinin se do të duhej pak kohë për t’u përshtatur.
Klubi ka pasur përvoja të ngjashme në rastet e Leaos dhe Tonalit. Kritikat janë të drejta, por pritshmëritë mbeten të larta për vitin e parë. Kaka ishte një fenomen, por krahasimi i tepruar. Megjithatë, Pioli dhe drejtuesit janë të qetë dhe besojnë te Sharli”, ka përfunduar ai.