Memov: Situata në filialin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Manastir është alarmante

October 8, 2024
min lexim

Manastir, 8 tetor – Situata në filialin në Manastir është alarmante para së gjithash nga potenciali kadrovik, por edhe sipas numrit të lëndëve të pazgjidhura, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov sot në konferencë për media në Manastir.

Memov konfirmoi se ka zgjidhje për problemin e shkaktuar i cili, siç tha, ishte shkaktuar sepse Fondi gjatë dhjetë viteve të kaluara në mënyrë sistematike dhe sistemore është shkatërruar në lloj të infrastrukturës nga aspekti kadrovik.

“Problemi me gjendjen në filialin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Manastir është urgjent dhe për këtë personalisht jam informuar nga nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Vesna Bendevska. Ne kemi një zgjidhje dhe prandaj dua t’i siguroj qytetarët e Manastirit se Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor do t’i kryejë funksionet e tij në funksion të plotë dhe të gjithë të siguruarit, përfituesit e pensionit do t’i marrin shërbimet e tyre. Kjo situatë është krijuar sepse Fondi në njëzet vitet e fundit është shkatërruar sistematikisht në aspektin e infrastrukturës nga pikëpamja e personelit. Kjo do të thotë se kemi një disbalancë funksionale në numrin e të punësuarve si në drejtorinë në Shkup ashtu edhe në degët në mbarë vendin. Degët në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë kanë staf më të madh se 90 për qind, ndërsa degët në Manastir, Prilep, Shtip, Strumicë, Kavadar dhe Veles janë më pak se minimumi i nevojshëm për funksionimin e tyre”, theksoi Memov

Ai potencoi se më 30 qershor të këtij viti u ishte ndërprerë kontrata në vepër më shumë se 200 të punësuarve në Fond, ndërsa prej tyre vetëm në Manastir ishin angazhuar katër përmbarues , përderisa në filialet në Tetovë kishte 21, në Kumanovë 23 kontrata në vepër, ndërsa vetëm në centralin në Shkup ishin angazhuar mbi 80 njerëz.

“Numri i të punësuarve në filial nuk korrespondon me numrin e lëndëve që kërkohen nga përdoruesit dhe për të kapërcyer këtë situatë ne si menaxhment i ri nuk do të ankohemi por do t’i zgjidhim këto probleme sepse kemi zgjidhje. Do të kërkojmë urgjentisht pëlqimin e Ministrisë së Financave në Manastir që të punësohen së paku 5 përmbarues sepse numri aktiv i lëndëve në Manastir është 380 dhe në këtë moment ato urgjente do të trajtohen në qytet dhe shumica prej tyre do të jenë rishpërndarë në degë të tjera në të gjithë vendin. Nëse kemi disbalancë në potencialin e kuadrove, atëherë mund të bëjmë një bilanc duke i zgjidhur rastet për të cilat tashmë është bërë protokoll që të zgjidhen lëndët nga Manastiri në Tetovë, Gostivar apo Kumanovë. Qytetarët e Manastirit duhet të jenë të qetë sepse të gjitha rastet do të zgjidhen brenda afatit ligjor prej 30 ditësh”, deklaroi Memov.

Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor Nikolla Memov gjatë vizitës në Manastir ka kryer mbikëqyrje në hotelin “Manastir” i cili është në pronësi të Fondit, ndërsa me qëllim të zgjidhjes edhe të siç tha problemit të trashëguar.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore

Story i radhës

Budapest: Nënshkruhet marrëveshja për huamarrjen hungareze! Opozita: Huamarrja me çmim të lartë politik!

Të fundit nga

ShkoLartë