Memorandum bashkëpunimi mes ministrisë së drejtësisë dhe konventës nacionale të BE-së në RMV

Shkup, 1 dhjetor – Ministria e Drejtësisë dhe Konventa Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi në kuadër të Sesionit të pestë plenar të Konventës nacionale për BE-në në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Kuvend.

 

Nënshkrimi i memorandumit, ishte dhënë, është vetëm një konfirmim i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar që Ministria e Drejtësisë e ka me Konventën nacionale, kurorë e procesit që rezultoi me një dialog jashtëzakonisht të dobishëm dhe diskutime gjithëpërfshirëse kushtuar çështjeve eurointegruese të të gjithë aktorëve relevantë: institucione shtetërore, sektori qytetar, bashkësia akademike dhe të tjera.

Në nënshkrimin e memorandumit u potencua se bashkëpunimi me këtë platformë të rëndësishme e cila i bashkon të gjitha subjektet në rrugën evropiane, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa Ministria e Drejtësisë, sikurse deri më tani, me kujdes do t’i shqyrtojë rekomandime për përmirësimin e gjendjeve në legjislaturë dhe praktikë duke e dhënë maksimumin e vet për përmirësimin e kushteve për punë në organet e jurisprudencës, ndërsa me atë edhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në të drejtat dhe rritjen e sigurisë juridike për të gjithë.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Përfundon hulumtimi: Këto kompani testuan punën ‘4 ditë në javë’ dhe ja ç’thonë

Story i radhës

​BTA mban konferencën fillestare mbi ndërgjegjësimin për politikën e kohezionit në Bullgari

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez