Shkup, 1 dhjetor – Ministria e Drejtësisë dhe Konventa Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi në kuadër të Sesionit të pestë plenar të Konventës nacionale për BE-në në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Kuvend.
Nënshkrimi i memorandumit, ishte dhënë, është vetëm një konfirmim i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar që Ministria e Drejtësisë e ka me Konventën nacionale, kurorë e procesit që rezultoi me një dialog jashtëzakonisht të dobishëm dhe diskutime gjithëpërfshirëse kushtuar çështjeve eurointegruese të të gjithë aktorëve relevantë: institucione shtetërore, sektori qytetar, bashkësia akademike dhe të tjera.
Në nënshkrimin e memorandumit u potencua se bashkëpunimi me këtë platformë të rëndësishme e cila i bashkon të gjitha subjektet në rrugën evropiane, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa Ministria e Drejtësisë, sikurse deri më tani, me kujdes do t’i shqyrtojë rekomandime për përmirësimin e gjendjeve në legjislaturë dhe praktikë duke e dhënë maksimumin e vet për përmirësimin e kushteve për punë në organet e jurisprudencës, ndërsa me atë edhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në të drejtat dhe rritjen e sigurisë juridike për të gjithë.
Burimi: zhurnal.mk