Memli Krasniqi uron Krishtlindjen me dy kandidatët e PDK’së për deputetë Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi

December 24, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dalë në sheshin e Prishtinës, bashkë me dy kandidatët e PDK-së për deputetë Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi, kjo në prag të festës së Krishtlindjes.

Krasniqi i ka uruar të gjithë qytetarët e besimt të krishterë për këtë pjesë.

A ka përmendur vlerat që e bashkojnë shoqërinë si solidariteti dhe angazhimi për një Kosovë më të mirë.

“Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”.

“Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim. Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë. Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bie tërmet 4.3 Rihter në Qipro

Story i radhës

“Grinçi i Krishtlindjeve”, Gjesti ua prish dhuratat banorëve, Driloni i reagon ashpër

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 27 maj 2025

Dashi Përfitoni nga ambienti i ngrohte qe kane krijuar yjet ne jetën tuaj ne çift dhe dashurojuni ashtu si e ndjeni. Mos mendoni për askënd tjetër. Beqaret nuk do kënaqen me takime
sqmken
ShkoLartë