Memli Krasniqi: KEDS-i kërkoi rritje për 7%, ZRRE-ja rekomandoi rritje për 42%

January 27, 2022
min lexim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se qeveria do ta kishte fshehur vendimin për rritjen e çmimit të rrymës përmes ZRRE-së, po të mos kishte reaguar opozita.

“Unë besoj që mos të kish qenë PDK-ja, por edhe opozita, nuk dua që t’ia humb kontributin pa dyshim, unë jam i bindur që qeveria e kishte kontrabanduar këtë vendim përmes ZRRE-së në mënyrë të heshtur, veç kur i kishim pa faturat që do t’i shohim, sipas të gjitha gjasave, në fund të shkurtit për muajin paraprak të rritura varësisht sa kemi harxhuar, se ata që janë nën 600 kilovat janë pakicë në Kosovë, këta mbi 600 do të befasoheshin nëse do ta dinin se çfarë na ka gjetur, ne e kemi ngritur këtë çështje tani.”

“Është keq me e citu veten, por ka një muaj që në Kuvendin e Kosovës ia kam thënë direkt kryeministrit dhe shumicës parlamentare që ju do ta rrisni rrymën për qytetarët e Kosovës, çmimin e rrymës dhe ju kam thënë që vetëm dy çështje kërkojmë prej jush: Mos e ngritni rrymën dhe hajde punojmë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët e vendit tonë, për këtë do ta keni mbështetjen, për asgjë tjetër nuk ju mbështesim, për rritje jo se jo dhe atëherë nuk e kanë diskutuar dhe tek atëherë ka filluar faza e diskutimit, ka qenë brenda afatit,” tha Krasniqi.

Tutje i pari i PDK-së tha se rekomandimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 42% shkon në kundërshtim edhe me kërkesën e KEDS-it, ku kërkohej që rritja emergjente të ishte 7%.

“Kërkesa ka ardhur prej KEDS-it për rritje emergjente, sepse momenti kur kalohet një nivel i caktuar i çmimit, ata kanë të drejtë për të kërkuar rritje emergjente dhe, nëse nuk gaboj, kanë kërkuar rritje prej 7%. Kjo ka ndodhur para se të bie nga funksioni blloku B2, ku i ka humbur Kosova nja 250-260 megavat prodhim, në ndërkohë raporti që ka nxjerrë ZRRE-ja kërkon rritje prej 42%, do të thotë në kundërshtim edhe me kërkesën origjinale.”

“Ky raport po ndodh për shkak të kërkesës së KEDS-it, sepse ndryshe raporti i rregullt i ZRRE-së duhet të ishte në prill. Ky raport ndodh sepse KEDS-i ka kërkuar ta rrisë çmimin e rrymës për 7%,  jo me pasë bllok tarifa, por 7%, këta kanë shku kanë thanë jo 7 është pak, po 42 po e rrisim dhe pastaj ka telashe,” tha Krasniqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama bën reagimin që nuk pritej: Nuk do të bëhem mbret! Ja kur do të largohem nga politika

Story i radhës

Фатмир Лимани, поранешен заменик-директор во ЕСМ и внук на Али Ахмети, преминува во Беса

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë