melos bajrami pa zhurme te vllaznia 69a84dcb2872e

Melos Bajrami pa zhurmë te Vllaznia 

March 4, 2026
1 minut lexim

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit.

 Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që pa shumë zhurmë mediatike është shndërruar në një pikë referimi për prapavijën kuqeblu.

Me paraqitje të qëndrueshme dhe me një rritje të ndjeshme në aspektin e personalitetit, 24- vjeçari po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim brenda fushës. Këtë e dëshmoi qartë edhe në “Klasiken” e fundit ndaj Tiranës, të fituar 3-1 nga shkodranët.

Në një sfidë me intensitet të lartë dhe presion maksimal, Bajrami ishte thuajse i pakalueshëm. Ai arriti të izolojë në mënyrë perfekte sulmuesin

Tabeku dhe më pas edhe Ernest, duke mos u dhënë hapësira dhe duke fituar shumicën e dueleve direkte.

Qetësia në ndërhyrje dhe leximi i saktë i lojës e bënë mbrojtësin kosovar një nga figurat kyçe të asaj mbrëmjeje.

Pavarësisht se nuk është shpesh në qendër të titujve, kontributi i tij është thelbësor për balancat e skuadrës. Bajrami spikat për disiplinën taktike, forcën në duele ajrore dhe aftësinë për të mbuluar hapësirat me inteligjencë.

Ai nuk është vetëm një mbrojtës që largon rrezikun, por një lojtar që udhëheq repartin, komunikon vazhdimisht me shokët e skuadrës dhe jep siguri në çdo aksion defensiv. Ky është sezoni i dytë në Shkodër dhe tashmë ai është konsoliduar si titullar i padiskutueshëm.

Përtej moshës së re, Bajrami po tregon tipare të qarta lidershipi, duke marrë përgjegjësi në momentet më delikate të ndeshjeve.

Rritja e tij është në sinkron me ambiciet e Vllaznisë, që synon të mbetet protagoniste si në kampionat ashtu edhe në Kupë.

Nëse vazhdon me këtë ritëm dhe me të njëjtën përqendrim, Melos Bajrami jo vetëm që do të mbetet një gur themeli për Vllazninë, por mund të kthehet edhe në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin shqiptar. Ndoshta larg zhurmës, por gjithmonë pranë perfeksionit në fushë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

maura higgins ndez rrjetin si cowgirl seksi ne klipin e ri te eric lam 69a8473b0de57
Lajmi i mëparshëm

Maura Higgins “ndez” rrjetin si cowgirl seksi në klipin e ri të Eric Lam

departamenti i luftes i shba se publikon pamjet momenti kur nendetesja amerikane hedh ne ere anijen luftarake iraniane 69a84e06d09de
Lajmi i radhës

Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet – momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane

Të fundit nga

ShkoLartë