Meloni e zemëruar me “kërcënimin” e Francës

October 7, 2022
1 minut lexim

Liderja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, kërkoi shpjegim pasi një ministre e Francës sugjeroi se të drejtat mund të jenë në rrezik nën Qeverinë e re që pritet Meloni ta formojë.

Partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar.

Ministrja për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone, i tha të përditshmes Repubblica, se Parisi “do të vëzhgojë me vëmendje respektimin e vlerave dhe sundimin e ligjit” kur Qeveria e re italiane të nisë punën.

“Bashkimi Evropian veçse ka dëshmuar vigjilencën e tij ndaj shteteve të tjera, sikurse Hungaria dhe Polonia”, tha Boone, duke përmendur dy qeveritë euroskeptike që janë përplasur me Brukselin lidhur me të drejtat e njeriut.

Meloni, partia post-fashiste e së cilës fitoi zgjedhjet e 25 shtatorit, tha se këto deklarata duket se janë “një kërcënim i papranueshëm i ndërhyrjes kundër një anëtari sovran të BE-së”.

“Kam besim se Qeveria franceze menjëherë do t’i hedhë poshtë këto deklarata”, tha Meloni më 7 tetor, dhe shtoi se shpreson që gazeta “e krahut të majtë” ka keqinterpretuar deklaratat e Boones.

Meloni, një mbrojtëse e vlerave të familjes katolike, fitoi zgjedhjet si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë. Fitorja e saj, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, paraqet kërcënim ndaj të drejtave civile, duke nisur nga aborti e deri te martesat mes gjinisë së njëjtë.

Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Ekzekutivi i ri italian pritet të formohet deri në fund të tetorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me ndërmjetësimin e BE-së takohen në Pragë liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

Story i radhës

Si të fitoni para në TikTok, metodat më të mira

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë