Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi krahas muzikës mbetet e komentuar edhe për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Krijuesja e hitit “Melodia” numëron mbi një milion ndjekës në Instagram dhe herë pas here sjell imazhe përmes të cilave merr çdo herë vëmendje.
Edhe së fundmi, reperja postoi disa fotografi në të cilat dukej në super formë dhe mjaft me stil teksa theksoi format atraktive të trupit.
Melinda shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë dhe mëngët të gjata teksa ishte i hapur tek pjesë e barkut ndërsa mbante një zinxhiri ari sipër.
Reperja i la flokët e gjata në formë natyrale lëshuar sipër ndërsa kombinoi makijazhin rozë me veshjen.
“Me më thënë të dua”, ka shkruar Melinda në mbishkrim ndërsa mori komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj.
Ndërkohë, kujtojmë që reperja edhe verën që po lëmë pas ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Teksa, projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin e njohur, Ledri Vula “A m’ke dasht” që ishte një ndër hitet e kësaj vere.