Melenchon akuzon Macronin: Refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve

1 minut lexim

Presidenti i Francës Emanuel Macron tha këtë të martë se do të emërojë një kryeministër të ri francez, pas përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris.

Jean-Luc Melenchon, lider i një partie të majtë franceze, ka akuzuar Macronin për refuzimin e njohjes të rezultateve të zgjedhjeve franceze.

“Presidenti refuzon që të njohë rezultatet e zgjedhjeve. Ai dëshiron që ne të pranojmë Frontin e tij të ri Republikan dhe ta braktisim programin tonë, me qëllim që të krijojmë një aleancë me të. Por, ky nuk është një opsion. Vota e francezëve duhet të respektohet. Macron duhet të dorëzohet ose të japë dorëheqjen”, ka shkruar Melenchon në X.

Macron nga ana e tij ka pranuar se partia që drejton ka pësuar një humbje në zgjedhjet që janë zhvilluar në fillim të muajit dhe ka refuzuar të thotë nëse kryeministri i ri do të jetë një person nga ana e koalicionit fitues në zgjedhje.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në SHBA/ Zekthi: Tërheqja e Biden dihej, ja pse u zhvillua debati i parë disa muaj para…

Story i radhës

Bulliqi: Fatkeqësisht kemi kryetarë që s’janë të interesuar t’i shtyjnë përpara projektet

Të fundit nga