Historia e bukur në emër të jetës nuk ishte e thënë të mbetej e kristaltë dhe tejet humane. Në vitin 2012, Eric Abidal, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares francize, kishte përfituar nga një dhurim organesh, më saktë një transplant i mëlçisë.
Kjo procedurë mjekësore i kishte shpëtuar jetën ndërsa po luftonte kundër kancerit. Në atë kohë, të gjithë e kishin ndjekur këtë episod me dashamirësinë më të madhe. Por, që nga viti 2017, policia spanjolle ka hapur një hetim, duke pasur parasysh se ka pasur disa parregullsi në procedurën e dhurimit të organeve, e cila është shumë e rregulluar me ligj në shtetin iberik.
Ish-lojtari i Barcelonës, por edhe ish-presidenti i klubit Blaugrana, Sandro Rosell, janë nën hetim. Ato po hetohen për trafik organesh, një akuzë e rëndë. Ish-mbrojtësi i Francës deri më sot ishte mbrojtur me forcë nga këto akuza. Që në vitin 2018 dyshohej se e kishin blerë në mënyrë të paligjshme këtë mëlçi.
Por tani, këtë të hënë, spanjollja “El Confidencial” zbulon se Instituti Kombëtar i Toksikologjisë ka kryer disa analiza që vërtetojnë se Gérard Armand, donatori, nuk ka asnjë lidhje me Eric Abidal. Këta elementë të rinj padyshim që do t’i vihen në dispozicion gjykatës së Barcelonës, e cila po heton këtë çështje afatgjatë. Eric Abidal pa dyshim do t’i duhet t’iu përgjigjet pikëpyetjeve, gjithnjë e më specifike, përsëri.
Francezi nuk u larguar fort i nderuar nga posti i drejtorit të klubit katalanas. Jordi Alba u bë zëdhënës i raportit të ngrirë mes Abidal dhe grupit të lojtarëve te Barcelona: “Abidal ka qenë një lojtar i kësaj skuadre, nuk është një person që vjen nga jashtë. Ai duhet të dijë se si ndihet një lojtar në dhomën tonë të zhveshjes.
Ai ka qenë një lojtar i madh, por tani po flet broçkulla si drejtues. Duhet ta dinë të gjithë se ata që kanë vënë në pikëpyetje fytyrën e tyre janë futbollistët dhe stafi stërvitor. Me siguri, ka njerëz nga jashtë, që duan të na bëjnë lëmsh, por nuk e pres këtë nga brenda. Së bashku duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”.