Meksikë, zbulohen një numër trupash në qytetin Monterrey

1 minut lexim

Trupa të shumtë janë gjetur në dhe rreth qytetit Monterrey në Meksikë, raporton Anadolu.

Trupat janë gjetur në disa lokacione të ndryshme në Monterrey dhe rrethinën e saj, përfshirë edhe disa nga lagjet e pasura, njoftuan zyrtarët.

Monterrey është kryeqyteti i shtetit federal meksikan Nuevo Leon dhe është rajoni i tretë metropolitan më i madh në Meksikë.

Zyrtarët shtetërorë në Nuevo Leon thanë se u gjetën të paktën shtatë trupa si dhe pesë çanta me pjesë trupi.

Ata shtuan se nuk mund të japin numrin e saktë të të vdekurve, pasi disa trupa janë gjetur të copëtuara.

Zyrtari i lartë i sigurisë së shtetit, Gerardo Palacios tha se besojnë se trupat mund t’i përkasin anëtarëve të ndonjë karteli droge në shtetin Tamaulipas.





Story i mëparshëm

Policia e Tetovës thotë se ka zbardhur vjedhjen e biçikletave dhe një trotineti elektrik, dyshohet se janë vjedhur nga një fëmijë

Story i radhës

Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Kamionçina përplaset me motorin, plagoset 1 person

Të fundit nga