meksike gjenden ne frigorifere pjese te trupit te 13 personave 64db4d478d93f

Meksikë, gjenden në frigoriferë pjesë të trupit të 13 personave

August 15, 2023
1 minut lexim

Pjesë të trupave të 13 personave u gjetën në frigoriferë në dy shtëpi në shtetin meksikan Veracruz, raporton Anadolu.

Prokurorët në Veracruz thanë se pjesët e trupave të 13 personave u gjetën në frigoriferë, të cilët, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ishin përdorur nga “bandat kriminale dhe rrëmbyesit”.

Prokurorja e shtetit Veronica Hernandez tha se pjesët e trupave u gjetën gjatë një bastisjeje të policisë.

“Për fat të keq, mund të ketë më shumë se 13 trupa”, tha ajo.

Hernandez shtoi se numri i trupave mund të jetë më i madh pas procesit të identifikimit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Guvernatori i Veracruz, Cuitlahuac Garcia, tha se vrasjet mund të kenë ndodhur pas mosmarrëveshjeve mes bandave rivale.

Më shumë se 110 mijë njerëz llogariten si të zhdukur në Meksikë.





MARKETING

RENT A CAR

faton ahmeti jep doreheqje nga posti i drejtorit ne fssh 64db4c1c57210
Story i mëparshëm

Faton Ahmeti jep dorëheqje nga posti i drejtorit në FSSH

policia e irlandes se veriut konfirmon se te dhenat e zbuluara jane ne duart e republikaneve disidente 64db4d86a2ef1
Story i radhës

Policia e Irlandës së Veriut konfirmon se të dhënat e zbuluara janë në duart e republikanëve disidentë

Të fundit nga

ShkoLartë