mehmeti realizova endrren e familjes 647c7c585aa47

Mehmeti: Realizova ëndrrën e familjes

June 4, 2023
1 minut lexim

Anis Mehmeti është një nga lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për dy ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë presin Moldavinë në “Air Albania (17 qershor), ndërkohë që tri ditë më vonë është radha e transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Mesfushori ofensiv, i cili luan në Championship me Bristol City, foli për kanalin zyrtar të FSHF-së, ku ndër të tjera deklaroi:

“Viti ka qenë shumë special për mua. Isha me Wycombe 6 muajt e para. Pastaj, në janar bëra transferimin te Bristol City në Championship. Më pas bëra debutimin me kombëtaren shqiptare, që ka qenë një ëndërr për mua dhe familjen time.

Kam akoma gjëra për të rregulluar dhe përmirësuar. Debutimi me Shqipërinë? Sigurisht që kisha emocione. Ishte një ditë speciale për mua. U ndjeva shumë mirë, edhe familja u kënaq. Kemi dy ndeshje tani: një në shtëpi, tjetrën jashtë.

Duhet të shkojmë me qëllimin për t’i fituar dy ndeshjet. Duhet të luajmë me shumë dëshirë dhe agresivitet për të fituar ndeshjet. Debutimin e parë e bëra jashtë, në Poloni. Tani debutimin e vërtetë e kam përpara Tifozëve Kuq e Zi”, përfundoi Anis Mehmeti.

22-vjeçari i lindur në Londër, debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në takimin e parë të grupit E ndaj Polonisë, në Varshavë. Sfidë të cilën e humbëm 1-0.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

u rizgjodh president erdogan ben ndryshime ne qeverine e re 647c789160448
Story i mëparshëm

U rizgjodh president, Erdogan bën ndryshime në qeverinë e re

alternativa bdi u pozicionua pas gruevskit 647c7c5d3ccd7
Story i radhës

Alternativa: BDI u pozicionua pas Gruevskit

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë