Konkurrentët e “Dancing With The Stars” shpesh herë janë kthyer në qendër të vëmendjes për deklaratat e tyre kundrejt jurisë së spektaklit ku shpeshherë nuk kanë rënë as dakord me kritikat e jurisë dhe i kanë komentuar ato si personale apo se gjykojnë me dy standarte.
Një ndër to ka qenë dhe Megi Pojani, e cila është shprehur se juria dëshiron ta përçajë dyshen mes saj dhe Jurgenit dhe ta bëje atë të dyshojë tek vetja.
“Kjo është një garë dhe të gjithë jemi treguar egoistë, nuk më pëlqen dëshira e Dalinës për të pompuar egoizmin tim se nuk kishte ku të mbështetej. Kjo juri duhet të zbërthyer ‘kodi morf’. Ata duan të na përçajnë për të sunduar në Dancing Ëith the Stars. Juria do të më bëje të dyshoj tek vetja, kam kuptuar strategjinë e tyre, një javë janë kritikë, op e rregullojnë pak pastaj. Juria ka dy standarte, nuk qëndron vetëm baleti këtu se vetëm një balerin profesionist është në juri”- u shpreh aktorja.
Menjëherë erdhi dhe reagimi i Dalina Buzit e cila u shpreh se Megi e kupton shumë mirë ‘shoë-n’ dhe nuk duhet të ishte shprehur kështu.
“Vetëm ti nuk duhej ta kishe thënë këtë, ti je njeriu që e kupton shoë-n shumë më mirë dhe e ke luajtur show-n në maksimum”– u kundërpërgjigj Dalina.
Sakaq, ka reaguar dhe Armand Peza, i cili i ka kërkuar falje publikisht Megit për shak se është treguar majft paragjykues me të në fillimin e spektaklit, ku e konsideronte thjesht si një ‘vazo të bukur’:
“Kam qenë paragjykues me ty dhe të kërkoj ndjesë, të kam konsideruar si një vazo të bukur por ke thellësi, gjatë gjithë kohës kur ke dashur ke punuar me hope, fillove të punosh pas javës së pestë i ke marrë më të mirën këtij shë. Ti nuk ke bërë vetëm kërcim në këtë spektakël ke bërë show këtu”- theksoi ai.