Megi Pojanin në “Dancing With The Stars”, jemi mësuar ta shohim gjithnjë sensuale.
Kësaj radhe ajo habiti jurinë me kërcimin e saj, me vallen e një prej trevave më me tradita në Shqipërinë e Veriut, atë të Tropojës.
Me veshjen popullore të kësaj krahine, Megi dhe Jurgeni ngritën sot në këmbë Tropojën. Kledi Kadiu i thotë se ra ajo theksi e ajo energjia që kërkon kjo valle, hapat ishin pak a shumë ato, nuk ishte një valle e vështirë që të kërkonte kushedi. Lili Cingu tha se të kërcesh vallen tropojane duhet të tregosh bukurinë e Tropojës e të shtojzovalleve, levizjet duhet të ishin më femër, ti dhe maksimumin por jo atë që desha unë. Femrat të bëjnë për vete në kërcimin e Tropojës.
Valbona Selimllari: Megi i dha një tjetër ngjyrë ndërkohë që unë e kam trajtuar më elegante me lëvizje më të shtrira. Pati momente, por doja një tjetër ndjesi. Dalina Buzi: Mua realisht mu duk se u transferua shumë mirë dhe më erdhe me shumë energji. Më pëlqeu shumë. Duhet të punosh pak me shtrimin e duarve.
Armand Peza: Në të gjitha versionet ti ishe minore në këtë kërcim. Në total 39 pikë juria i dha Megi Pojanit më poshtë është votimi i jurisë: Dalina Buzi: 8 pikë, Armand Peza 7 pikë, Lili Cingu 9 pikë, Kledi Kadiu 7 pikë, Valbona Selimllari: 8 pikë.
Në mbrëmjen e fundit kërcimet e DWTS ishin të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eliminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.