Meghan shumë ‘kontrolluese’ ndaj Harry-t? Këto video bëhen virale në TikTok

November 2, 2022
1 minut lexim

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq shumë media për shkak të publikimit të historive negative dhe të sajuara, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të shqyrtojnë marrëdhënien e tyre në mediat sociale.

Në fakt, videot që analizojnë gjuhën e trupit të çiftit Sussex kanë grumbulluar miliona shikime, më shumë ato që e nxjerrin Markle si shumë “kontrolluese” ndaj burrit të saj.

Për shembull, një postim në TikTok vuri në dukje se Meghan ka një tendencë për ta vënë dorën e saj në shpatullën e Harry-t kur ajo dëshiron të jetë pjesë e një bisede ose të largohet prej saj. Manovra e shpejtë është quajtur “Kthetrat e Markle” nga përdoruesit e rrjeteve sociale, dhe një person komentoi në video, “Kjo është më e keqja, asaj i mungon shumë respekti për të tjerët”.

Një tjetër postim tregoi aktoren që dyshohet se e ndërpreu Harry-n dhe e udhëzoi atë të shkonte diku tjetër.

Përdoruesi i TikTok The Royal Watcher ka grumbulluar mbi 60,000 ndjekës falë përmbajtjes që eksploron dinamikën e monarkisë, e ndërsa çifti mund të mos i kushtojë vëmendje përmbajtjes në mediat sociale, Christopher Bouzy, themeluesi i firmës së të dhënave Bot Sentinel, beson se ata duhet ta bëjnë.

“Ata patjetër duhet të shqetësohen për këtë përmbajtje që është prodhuar dhe vendosur në TikTok. Shumë nga këto gjëra marrin miliona shikime. Pyetja është nëse po ndikon tek njerëzit e tjerë,” shpjegoi ai. “Ne nuk kemi të dhëna për këtë, por po, sigurisht që po ndikon tek disa njerëz. Nëse po merrni miliona shikime, do të ketë disa njerëz që do të ndikohen nga kjo.”

Dhe për ta mbyllur, ja dhe një TikTok tjetër viral, ku duket reagimi i Meghan kur e ëma e ndërpret.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

TRONDITËSE/ Burri nga Kosova akuzohet se ka blerë vajza të mitura nga Shqipëria për djemtë e tij, i mbanin si skllave në Zvicër

Story i radhës

Juve dhe Cuadrado drejt ‘divorcit’

Të fundit nga

ShkoLartë