Meghan Markle zbulon se në të kaluarën nuk mund të bënte audicione për reklama bukurie për shkak të kësaj veçorie në fytyrë

May 1, 2025
1 minut lexim

Meghan Markle ka folur së fundmi për pikat e famshme në fytyrë.

Në episodin më të fundit të podcast-it të saj “Confessions of a Female Founder”, Dukesha e Sussex-it, 43 vjeçe, u tregua e sinqertë me të ftuarën Jamie Kern Lima, themeluese e “It Cosmetics”, lidhur me sfidat që kishte hasur më parë në industrinë e bukurisë dhe në Hollywood.

“Ka qenë kur isha aktore, duke shkuar në audicione për reklama,” kujtoi Markle. “Më kujtohet që agjentja ime për reklama nuk mund të më propozonte për reklama bukurie apo kujdesi për lëkurën, sepse kisha pika në fytyrë”.

“Më thanë, ‘Jo, jo, jo. Kjo nuk do të funksionojë kurrë sepse pikat nuk konsiderohen si një shenjë bukurie”.

Dukesha theksoi më tej se “nuk mund të shihje veten të përfaqësuar aty”, duke iu referuar standardeve të bukurisë në fillimet e karrierës së saj.

Nga ana tjetër, Lima ndau motivimin e saj kur krijoi markën It Cosmetics në vitin 2008, duke thënë: “Çfarë nëse do të krijoja një biznes ku si modele do të inkuadroja njerëz të vërtetë? Pavarësisht moshës, peshës dhe ngjyrës së lëkurës”.

Markle u përgjigj: “Ishte një mënyrë krejtësisht e re e të menduarit në atë kohë, kur ti e solle atë koncept në treg. Sot mund të duket normale. Njerëzit që e dëgjojnë tani mund të thonë: ‘Po sigurisht,’ por atëherë nuk ishte aspak kështu. Ishte një qasje revolucionare për mënyrën se si shihej grimi dhe bukuria”.

Sot, Meghan Markle përqafon bukurinë e saj natyrale, duke dalë madje pa grim në podcast-in e Jamie Kern Lima më herët gjatë javës, ku të dyja shfaqeshin në një stil të çlodhur, përfshirë edhe pantallonat sportive.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Policia nis operacion kërkimi për 54-vjeçaren e zhdukur në Kaçanik

Story i radhës

Kasami: Shumë shpejt do të shtohet numri i deputetëve në grupin parlamentar të VLEN-it

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë