Detaje të reja janë mësuar në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të zhvilluar në Vlorë nga Policia Shqiptare, Guarda di Finanza dhe DEA amerikane.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se gomonet me të cilët trafikantët do të bënin shkëmbimin e drogës në det, janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.
Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna Patokut.
Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, teksa në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i lartë i policisë.
Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.