Megaoperacion në Kosovë, sekuestrohen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

April 21, 2022
1 minut lexim

Një operacion i madh është zhvilluar në Kosovë, për kapjen dhe sekuestrimin e aparateve të prodhimit të kriptomonedhave.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme, për veprimtari të kundërligjshme në orët e mbrëmjes në Skenderaj kanë realizuar një bastisje.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policorë kanë identifikuar një person të dyshuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qytetarët e Kosovës i njohin politikanët që kanë qenē dhe janë të lidhur me krimin

Story i radhës

Mblidhet grupi parlamentar i PD në selinë blu, do të diskutohet për zgjedhjen e Presidentit të ri

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë