Megan Fox së fundmi ka postuar fotosesionin e saj të fundit në Instagram dhe interneti ka reaguar ndaj daljes së saj më të fundit në natyrë. Megan dukej mahnitëse e ngjitur në një pemë e veshur me bikini duke treguar trupin e saj të përkryer.
Postimi tërhoqi vëmendjen e të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly, i cili nuk kishte postuar asgjë në rrjetet sociale për ta që pas disa thashetheme për tradhti.
“Nëse kështu duket një kafshë e egër, do ta lija të më kafshonte”, shkroi Kelly, i cili mesa duket është çmendur nga fotot kaq të nxehta të Megan.
Shkurtin e kaluar, Fox la përshtypjen se çifti po kalonte një krizë në lidhjen e tyre, por ky koment duket se i dha fund thashethemeve për ndarje.