Ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev ka sulmuar ashpër NATO pas samitit të saj të fundit të mbajtur në Rumani, duke e quajtur një organizatë kriminale që duhet shkatërruar.
“Bota e qytetëruar nuk ka nevojë për NATO, jo më shumë se 12% e popullsisë së botës jeton në vendet anëtare të saj: organizata duhet të pendohet para njerëzimit dhe të shpërbëhet si një entitet kriminal”, u shpreh Medvedev.
Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse Aleanca Atlantike furnizon Ukrainën me sisteme mbrojtëse Patriot, ato do të bëhen objektiv i bombardimeve ruse.
Burimi: GAZETA.MK