Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se nëse Putini humbet luftën kundër Ukrainës, Rusia do të copëtohet dhe do të pushojë së ekzistuari, raporton Ukrainian Pravda.
Medvedev e shkroi këtë në kanalin e tij Telegram në përgjigje të deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden.
“Nëse Rusia ndalon ‘operacionin special ushtarak’, pa arritur fitore, nuk do të ketë Rusi, ajo do të copëtohet”, shkroi ai.
Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit siguron se lufta në Ukrainë gjoja do të përfundojë “nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë furnizimin me armë regjimit të Kievit”.
Medvedev vazhdon të përsërisë narrativën se SHBA është një “shtet armik që rrezaton urrejtje” ndaj Rusisë, shkruan Pravda.