Mediumi zviceran: Cilat janë gjasat e Xhakës?

min lexim

Për herë të parë që nga viti 1996, një futbollist zviceran është nominuar për “Topin e Artë”.

Granit Xhaka është një nga 30 të nominuarit për “Topin e Artë”.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës dha më shumë se mjaftueshëm argumente. Me Leverkusenin ai marshoi i pamposhtur drejt titullit të kampionit dhe fitoi Kupën e Gjermanisë.

Humbja e vetme në nivel klubi erdhi në finalen e Europa League kundër Atalantws nga Bergamo.

Përveç humbjes në kualifikueset në Rumani dhe humbjes së hidhur në çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Anglisë, Xhaka nuk humbi me Zvicrën gjatë gjithë sezonit të kaluar. Por kjo mund të mos jetë ende e mjaftueshme për të përfunduar në krye”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Kush është një nga të preferuarit?
Bien në sy në veçanti tre emra. Jude Bellingham (21) dhe Vinicius Junior (24) fituan titullin e kampionit spanjoll dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Megjithatë, me kombëtaren nuk pati titull për asnjërin. Gjërat janë ndryshe me Rodrin. Me Manchester Cityn ai triumfoi në Premier League dhe gjithashtu fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Dhe strategu i mesfushës siguroi titullin e Kampionatit Evropian me Spanjën. Dy kompeticionet më të rëndësishme, Kampionati Evropian dhe Liga e Kampionëve, u fituan nga Dani Carvajal, Nacho dhe Joselu. Por vetëm Carvajal është në mesin e 30 lojtarëve të nominuar.

Këta yje janë nominuar për Topin e Artë

Jude Bellingham (Real Madrid)
Hakan Calhanoglu (Inter)
Dani Carvajal (Real Madrid)
Ruben Dias (Manchester City)
Artem Dovbik (AS Roma)
Phil Foden (Manchester City)
Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen)
Erling Haaland (Manchester City)
Granit Xhaka (Bayer Leverkusen)
Mats Hummels (AS Roma)
Harry Kane (Bayern)
Toni Kroos (Përfundoi karrierën si lojtar aktiv)
Ademola Lookman (Bergamo)
Emiliano Martinez (Aston Villa)
Lautaro Martinez (Inter)
Kylian Mbappe (Real Madrid)
Martin Odegaard (Arsenal)
Dani Olmo (Barcelona)
Cole Palmer (Chelsea)
Declan Rice (Arsenal)
Rodri (Manchester City)
Antonio Rudiger (Real Madrid)
Bukayo Saka (Arsenal)
William Saliba (Arsenal)
Federico Valverde (Real Madrid)
Vinicius Jr (Real Madrid)
Vitinha (PSG)
Nico Williams (Bilbao)
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)
Lamine Yamal (Barcelona)

A është nominuar ndonjëherë një zviceran për Topin e Artë?

Po, i fundit ishte Kubilay Türkyilmaz, i cili doli i 19-ti në zgjedhjet e vitit 1996. Siç ka hulumtuar revista e futbollit “Zwolf”, zviceranët kanë arritur nëntë herë në renditjen e meshkujve deri më tani. Stephane Chapuisat përfundoi më së larti, duke përfunduar i nënti në vitin 1992 dhe 1993. Në mesin e femrave, Ramona Bachmann (33) ishte ndër dhjetë të parat në 2015.

Zvicra në “Topin e Artë”

1996: Renditja 19 Kubilay Türkyilmaz (GC)
1994: Renditja 21. Ciriaco Sforza (Lautern)
1993: Vendi i 9-të Stephane Chapuisat (BVB Dortmund)
1992: Vendi i 9-të Stephane Chapuisat (BVB)
1991: Renditja 13 Stephane Chapuisat (BVB Dortmund)
1987: Renditja 21 H. Hermann (Xamax)

1965: Renditja 25 Köbi Kuhn (FCZ)
1961: Renditja 28 Norbert Eschmann (St. Français)
1961: Renditja 35 Charles Antenen (ChdF)

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shkëmbim zjarri në Mynih pranë një muzeu dhe konsullatës së Izraelit, policia vret sulmuesin

Story i radhës

Lutkov: Do të përsëritet procedura rreth ndërmarrjes së sallës universale në Shkup

Të fundit nga