Chicago Fire me Xherdan Shaqirin pas tri fitoreve rresht ndalen në barazim në Major League Soccer (liga amerikane).
Chicago arrin vetëm barazim pa gola (0:0) në shtëpi kundër Atlanta United.
Ishte seria më e gjatë e fitoreve e Chicagos në pesë vitet e fundit.
Pas tre fitoreve, Xherdan Shaqiri me ekip luajnë 0:0 kundër Atlanta United.
Lojtari i Kombëtares së Zvicrës shënoi në minutën e 54-të por është mohuar goli i tij pas një video konsultimi (VAR) për shkak të një pozicioni jashtë loje.
”Shaqiri humb golin e fitores për milimetra”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.