Mediumi serb çudit për Dritën: Klubi nga Kosova është sensacioni më i madh

min lexim

Barazimi i Dritës me Antwerpin në Ligën e Konferencës mori jehonë edhe në Serbi.

Të enjten mbrëma, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu barazoi pa gola me gjigantin belg.

Kjo ishte ndeshja e parë në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, teksa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 28 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E për këtë ndeshja ka shkruar edhe mediumi serb, “b92”.

“Klubi nga Kosova është sensacioni më i madh i Ligës së Konferencës”, është titulli i artikullit të publikuar këtë të premte nga ky medium.

Si zakonisht, serbët vazhdojnë ta quajnë vendin tonë si “e ashtuquajtura Kosovë”, megjithatë paraqitja fantastike e Dritës nuk mundet të mohohet as nga ata.

“Futbollistët gjilanas të Dritës nga e ashtuquajtura Kosova krijuan sensacionin më të madh në ndeshjet e para të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencave”, thuhet tutje në këtë artikull.

Mes tjerash, “b92” shkroi: “Drita tronditi tifozët e futbollit duke barazuar pa gola me Antwerpen të Belgjikës jashtë shtëpisë. Sa i madh është rezultati i Dritës, tregojnë emrat kryesorë të klubit belg – trajner është Mark van Bommel, ndërsa lojtarët janë Radja Naingolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Richie de Lae që ishte kampion i Anglisë me Leicesterin dhe reprezentuesi japonez Koji Miyoshi… Antwerp siç pritej dominoi, posedonte topin në 69 për qind të rasteve dhe raporti i goditjeve në portë ishte 12:1 për mikpritësit.

Megjithatë, Drita arriti të rezistojë në Antwerp edhe pse bastet e vlerësuan mundësinë e barazimit me koeficientin 10. Vlera e skuadrës nga Gjilani në ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 4.4 milionë euro, ndërsa skuadra e Antwerpit 67.4 milionë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gostivarasi mashtrohet nga një Agjension turistik, pagoi 2000 euro dhe ngeli pa pushim!

Story i radhës

Vazhdojnë imazhet provokative të Beatrix Ramosajt në bikini

Të fundit nga