Mediumi i njohur italian zbulon detajet

1 minut lexim

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Interin, teksa raportohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u finalizuar e gjithë marrëveshja.

Sipas “La italian dello Sport”, argjentinasi ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë katër-vjeçare me nënkampionët e Italisë.

Në marrëveshje thuhet se është përfshirë edhe opsioni për të vazhduar kontratën edhe për një vit të pestë.

Gjithashtu, palët thuhet se kanë rënë dakord edhe për pagën. Ish-futbollisti i Palermos do të fitojë 6 milionë euro (neto), pa përfshirë bonuset.

Kësisoj, Dybala te “Nerazzurrët” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin zyrtarisht skadon më 30 qershor, teksa lojtari ka konfirmuar kohë më parë se do të largohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selmani: Mendoj se nuk është problem hapja e Kushtetutës, por kam frikë se nuk është e vetmja kërkesë e Bullgarisë

Story i radhës

Zgjidhni një pasqyrë dhe mësoni mesazhin që fshihet për ju

Të fundit nga