Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sqaruar publikisht arsyet se pse nuk do të jetë pjesë e protestës së 6 dhjetorit, që është thirrur nga Partia Demokratike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mediu pohoi se do të jetë i pranishëm në një aktivitet në SHBA që do të mbahet nga data 5 deri në 10 dhjetor.
Duke u ndalur te protesta e PD-së që do të mbahet më 6 dhjetor, në të njëjtën datë kur është dhe samiti i BE me Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Mediu theksoi se; “Është detyrim i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës që të sqarojë me partnerët tanë qëllimin e protestës për të shmangur çdo lloj keqkuptimi të panevojshëm dhe të dëmshëm.”.
REAGIMI I MEDIUT
Më lejoni të sqaroj disa momente për qëndrimet apo pjesëmarrjen time në protestën e 6 dhjetorit:
🔹Titujt e qëllimshëm manipulativ, se po tradhtoj njërin apo tjetrin se nuk do jem në protestën e 6 dhjetorit, për mua janë të neveritshëm, sepse qëndrimet i kam marr dhe i marr në kuadër të PR, në interes të opozitës, Partisë Demokratike si aleat dhe Shqipërisë.
🔹Prej më shumë se 2 muaj, shumë kohë para se të diskutohej për Protestë, kam konfirmuar pjesëmarrjen time në disa aktivitete në SHBA, në Washington DC, në detyrimet e mija si deputet i Kuvendit dhe Kryetar i Partisë Republikane, nga data 5-10 dhjetor:
🔹1. Asambleja Parlamentare e NATO-s mblidhet nëntor 5-7 Nëntor, mendoj që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për interesin tonë kombëtar dhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.