mediu ne forumin e nato vakumi ne ballkan mundesi per influence ruse por edhe kineze 63945d8731b78

Mediu në Forumin e NATO: Vakumi në Ballkan, mundësi për influencë ruse, por edhe kineze

December 10, 2022
1 minut lexim

Uashington, 10 Dhjetor – Në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mblodh në SHBA, vëmendja kryesore ishte rreth zhvillimeve në Ukrainë, agresionit rus dhe pasojave që po krijon në Evropë e më gjerë. Aty u theksua se është detyrim që të mposhtet regjimi i Putinit dhe garantimi i lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.

 

Përfaqësues të lartë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, shprehën qartë mbështetjen e Amerikës dhe NATO-s ndaj Ukrainës. Asistent Sekretarja Donfried dhe drejtori i lartë i Pentagonit Ëinternitz, shprehën edhe njëherë qartë se jo vetëm Rusia, por edhe Kina po kthehet në një kërcënim të ri.

Në komentin dhe pyetjet e tij, z. Fatmir Mediu, si pjesëtari i delegacionit të Parlamentit shqiptar, të drejtuar nga znj. Mimi Kodheli, theksoi se vakumi i krijuar në Ballkan, ka krijuar mundësi për prezencë dhe influencë ruse, por edhe kineze, nëpërmjet iniciativës Road and Blet dhe 17+1.

Z. Mediu ishte i ftuar në takimin e Forumit të Inteligjencës, të organizuar nga kongresmeni Pittinger dhe senatori Tom Tillis. Në këtë takim po ashtu u trajtuan qartësisht sfidat e sigurisë nga Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë.

Ish-këshilltari për sigurinë, John Bolton, në përgjigje të pyetjes së z. Mediu, se ç’duhet të bëjë NATO-ja dhe SHBA-ja në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë, theksoi se ka ardhur koha për shkak se sulmet kibernetike janë tashmë të mirëfillta, të karakterit të sigurisë dhe sovranitetit, në kuadër të artikullit 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive, të përcaktohet me qartë se kush quhet akt lufte.

Senatori Tillis vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit dhe njëkohësisht deklaroi mbështetjen e Senatit ndaj Shqipërisë në këtë përballje.

Në diskutim me senatorin Tillis, senatorin Inhofe, Cornyn, shefat e stafit të senatorit Rubio dhe Menendez si dhe në bashkëpunim të ngushtë me kongresmenët Sessions dhe Aderholt, u ra dakort që rreth fundit të janarit, në bashkëpunim me z. Mediu, të organizojnë një forum sigurie me pjesëmarrje të deputetëve nga Evropa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

van gaal njofton largimin nga kombetarja e holandes 63945d1f669f2
Story i mëparshëm

​Van Gaal njofton largimin nga Kombëtarja e Holandës

grushtimi i babadimrit pas shkupit ne tirane 639462af3c230
Story i radhës

Grushtimi i babadimrit pas shkupit në Tiranë

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë